24/11 22:35
Ukraina po përballet me sulmet ruse pre 69 ditësh, ndërsa bilanci i pasojave po rëndohet shumë.
Deri më tani më shumë se 5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre për tu strehuar në shtetet fqinje.
Shumë qytete tashmë janë kthyer në rrënoja, ndërsa bilanci i vdekjeve po rëndohet dita ditës.
Ata që po e vuajnë akoma më shumë këtë luftë katastrofike janë fëmijët të cilët janë përballur me një ndryshim drastik në jetën e tyre.
Dikur ata ishin të lumtur, por sot nuk ka më buzëqeshje, ata po derdhin vetëm lot.
Dëshira e tyre e vetme është mbarimi i luftës dhe rikthimi në jetën normale.
Top Channel