Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Story” në Top Channel ka kujtuar natën e 20 korrikut të vitit 2007, ku u vendos në krye të shtetit.
Pa harruar tensionin e asaj periudhe, ku edhe Fatos Nano aspironte të behej president, Topi thotë se maxhoranca e asaj kohe e donte që të ishte në krye të presidencës, pasi po i rrezikohej mandati qeverisës.
Nano zbuloi edhe bisedën konfidenciale me Sali Berishën në janar të 2007, i cili i kishte thënë se nuk kishte asnjë kandidaturë tjetër me të denjë për në krye të shtetit.
Bamir Topi: Nata e 20 korrikut.Bëhet fjalë për 15 vite më parë, ngjarjet kulmore krijojnë dominant. Mbaj mend tensionin, pritshmëria që njeriu ka, duke vlerësuar që nuk ishte vetëm halli im, pro edhe maxhorancës. Shikoja një tension që i kishte përfshirë të gjithë. S’kishte rrugë tjetër veç zgjedhjeve të parakoshme. Duhej një president mbi palët, për t’i bërë presion maxhorancës për të mos aluduar për pushtete të rëndësishme. Në rast se krijon probleme të forta, presidenti mund të ushtrojë presion që maxhoranca e ka të vështirë të tërhiqet. Ky presion nuk egziston më. Gjithçka duhet analizuar në kontekstin e konjuktuar të kohës. Zoti Nano aspirtonte të bëhej president. Di që zoti Nano e shprehu publikisht ëndrrën e tij presidenciale.
Ai iu drejtuar selisë së PS-së, kur i kërkoi Ramës kandidimin e tij. Problemi ishte nëse PS do t’i jepte mbështetje. Do kaloj në retrospektivë, isha kryetar i grupit parlamentar, s’isha në ëndërr. Ishte vetë Berisha, në një mbrëmje të janarit të vitit 2007 në një bisedë konfidenciale, hapi bisedën e nevojës për një president të sigurtë, se ndryshe do rrezikohej mandati qeverisës. Ai tha duke parë mënyrën e funksionimit në parlament, tha se askush më shumë se ti s’mund ta realizojë atë numër.
Top Channel