Mungon Withers/ Kim takohet në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë: Gjëja që kemi të përbashkët në 31 vite

03/05/2022 09:24

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ka zhvilluar një mbledhje me ish amabasadorët amerikanë në Shqipëri, të cilët në 31 vite të ndryshme kanë pasur përvoja të ndryshme në popullin shqiptar.

Ambasadorja Kim është shprehur se secili nga ambsadorët kanë një të përbashkët me njëri tjetrin, besimin dhe lidhjen mes popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Ndërkohë në foton e postuar nga Yuri Kim, vihet re mungesa e ish-ambasadorit John Withers, i cili ishte i pranishëm në ambasadën amerikanë në Shqipëri nga viti 2007 deri në vitin 2010.

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët 🇺🇸 në 🇦🇱 – Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Secili prej nesh kemi pasur përvoja të ndryshme në 31 vjet që kur populli shqiptar u çlirua nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes popullit amerikan dhe atij shqiptar është vërtet e veçantë, admirimi për sa shumë shqiptarët. njerëzit kanë arritur, pavarësisht nga shanset dhe optimizmi i qëndrueshëm për të ardhmen.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA