24/11 18:00
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë një fjalimi ditën e djeshme u shpreh se Moska ka harruar mësimet e Luftës së Dytë Botërore, pasi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se se Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.
Sergei Lavrov i bëri komentet në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre, duke provokuar dënimin nga Izraeli.
Pas kësaj deklarate nga Lavrov, zyrtarët izraelitë e kanë kritikuar Rusinë dhe kanë pretenduar kërkesën e një faljeje nga pala ruse për komentet e bëra nga ministri i jashtëm. Ky është ‘dënimi’ më i ashpër i Rusisë nga Izraeli që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt.
Top Channel