“Hitleri hebre”, Zelensky fshikullon Lavrovin: Rusia po harron mësimet e Luftës së Dytë!

03/05/2022 11:48

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kritikoi ashpër deklaratën e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

“Ka plasur një skandal i madh në Izrael lidhur me këto fjalë, reagimi ishte i menjëhershëm e megjithatë, askush nuk po dëgjon mohime apo justifikim nga Moska. Gjithçka që kemi prej andej është heshtja… kjo do të thotë se udhëheqja ruse ka harruar të gjitha mësimet e Luftës së Dytë Botërore. Ose ndoshta nuk i ka nxënë kurrë ato mësime.”

Zelensky vetë është me origjinë hebreje, dhe pretendimet e Moskës se kërkon denazistifikimin e Ukrainës, tingëllojnë edhe më absurd sipas tij.

Izraeli kritikoi ashpër Rusinë të hënën duke i cilësuar “të pafalshme” komentet e ministrit të jashtëm Sergei Lavrov për nazizmin dhe antisemitizmin, përfshirë pretendimin se Adolf Hitleri ishte hebre. Izraeli, i cili thirri ambasadorin rus lidhur me këtë çështje, tha se ato komente fajësonin hebrenjtë për vrasjen e vetë atyre në Holokaust.

Ky incident shënon një rënie të madhe në marrëdhëniet midis dy vendeve, në një kohë kur Izraeli ishte përpjekur të mbante një pozicion neutral në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të ruante marrëdhëniet e mira me Rusinë për nevojat e tij të sigurisë në Lindjen e Mesme.

I pyetur në një intervistë për një kanal televiziv italian në lidhje me pretendimet ruse se sulmi ndaj Ukrainës po bëhet për të “denazifikuar” Ukrainën, Sergei Lavrov tha se Ukraina mund të ketë ende elementë nazistë ndonëse disa figura të rëndësishme, përfshirë presidentin e vendit, janë hebrenj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA