15/11 11:02
Fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol aktualisht po sulmohet nga forcat ruse, sipas një ushtari ukrainas të strehuar atje.
Zëvendëskomandanti i Regjimentit të Azov, Sviatoslav Palamar tha për Associated Press se është e vërtetë se fabrika e çelikut është nën sulm.
Pothuajse dy javë më parë, presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar ushtrinë e tij që të mos sulmonte centralin, por ta bllokonte atë.
Rreth 200 civilë besohet se janë ende të bllokuar në strehëzat poshtë uzinës, e cila është xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin port jugor të Mariupolit.
Evakuime të mëtejshme nga uzina janë planifikuar për sot, por është e paqartë nëse ato do të mund të realizohen.
Top Channel