Tifozët e skuadrës së Trabzonspor në Turqi janë kthyer në tematikën e rrjeteve sociale prej festimeve madhështore të titullit të Super Lig në fundjavë.
Barazimi 2-2 ndaj Antalyaspor të shtunën bëri që skuadra e Detit të Zi dolën nëntë pikë para rivalëve të afërt Fenerbache, teksa kanë mbetur vetëm tre ndeshje për të luajtur.
Por teksa Trabzonspor ka fituar në përplasjet kokë më kokë, ata mundën të sigurojnë titullin e tyre të shtatë në historinë e klubit, dhe të parin prej vitit 1984, pasi kishin fituar pesë herë rresht në sezonet 1976 e më tej.
Të njohur për mbështetjen e tyre emocionale ndaj futbollit, Trabzonspor plotësoi parashikimet duke ndezur festa të gjera që janë bërë virale në rrjetet sociale.
Festa nisi në stadiumin Medical Park pas përfundimit të ndeshjes ku ish-sulmuesi i Napolit, Marek Hamsik ndezi fishekzjarret.
— melike (@melikedy) May 2, 2022
Më pas në rrugët e qytetit të tyre Trabzon, nisën festat zinxhir me mijëra fansa që valëviznin celularët në sinkronizim duke kërcyer sipas muzikës sportive.
Celebrimet vijuan në skenën e ngritur posaçërisht të ngjashme me një festival muzikor ku një DJ udhëhiqte festën e triumfit.
🎇 Bitiş düdüğüyle birlikte, Şenol Güneş Spor Kompleksi dışında havai fişeklerle kutlama! #SporTotoSüperLig pic.twitter.com/lZKghlIAG8
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 30, 2022
“Është një ndjenjë madhështore të lumturosh kaq shumë njerëz”, tha Hamsik, i cili festonte gjithashtu titullin e parë kombëtar në karrierë, që nuk arriti të fitonte me Napolin.
Top Channel