Blackburn Rovers është bërë klubi i parë i futbollit në Mbretërinë e Bashkuar që organizon faljen e Bajramit në fushën e tyre.
Qindra njerëz u mblodhën në Ewood Park të hënën për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Pamjet nga ajri të postuara nga klubi në Twitter treguan rreth gjysmën e fushës së mbuluar me tapetet ku besimtarët musliman parën mundësinë të faleshin.
Skuadra angleze postimin e saj e mbyll me një urim “Gëzuar Bajramin nga Blackurn Rovers, një zonë e njohur me shumicë muslina.
Pavarësisht dekretimit të mobilizimit të përgjithshëm ushtarak që nga 24 shkurti, data e fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, lojtarët e kombëtares që luanin në Premier-Liga u autorizuan nga qeveria e tyre të largoheshin nga vendi fundjavën e kaluar.
Katër prej tyre hipën në autobusin e ekipit kombëtar për të arritur në kufirin ukrainas-hungarez nga Kievi, të shoqëruar nga trajneri i tyre i ri Oleksandr Petrakov, i emëruar më 17 gusht të vitit 2021.
Më pas, autobusi ka bërë edhe 800 kilometra të tjera për të mbërritur në Brdo, në Slloveni, ku ndodhet qendra stërvitore e Federatës Sllovene të Futbollit, të dielën në mbrëmje. Atyre do t’u bashkohen këtë të hënë edhe 7 lojtarë të Shakhtar Donetsk, të cilët luajtën një ndeshje bamirësie në Split kundër Hadjuk.
Më 5 maj, një ditë pas ndeshjes miqësore kundër klubit zviceran të Baselit, 10 futbollistë të kombëtares, pjesë e Dynamo Kiev, gjithashtu do të mbërrijnë në Brdo.
Qendra stërvitore e Brdos, gjendet 40 kilometra nga Lubjana, kryeqyteti slloven, ku kombëtarja e Ukrainës do të përgatitet për një muaj për ndeshjen “play-off” të zonës europiane kundër Skocisë më 1 qershor në Glasgow.
Top Channel