Fabrika e çelikut Azovstal u bombardua, raportohet për viktima dhe të plagosur

03/05/2022 17:48

Gazeta ukrainase ‘Ukrayinska Pravda’ raportoi se dy gra janë vrarë dhe rreth 10 ukrainas janë plagosur nga bombardimet e vazhdueshme në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Komandanti ukrainas, Svyatoslav Palamar tha se trupat e dy grave të vrara ishin nxjerrë nga rrënojat, ndërsa sulmet ruse vijojnë akoma.

“Në këtë minutë, një sulm masiv në uzinën Azovstal është duke u zhvilluar, i mbështetur nga automjete të blinduara dhe tanke, me përpjekje për të zbritur duke përdorur varka dhe një numër të madh këmbësorie”, tha Palamar, sipas Sky News.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zmbrapsur këtë sulm, por ne po bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve“, shtoi më tej ai.

Fabrika e çelikut Azovstal po përballet me sulme intensive prej disa javësh, ndërsa dyshohet se kanë mbetur të bllokuar afërsisht 200 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA