Mërgim Berisha është vendosur nën shënjestrën e gjykatave turke teksa duhet t’i qëndrojë larg të dashurës Vesa Vllasalliu.
Sulmuesi që aktivizohet për Fenerbahçen në Superligën turke, dyshohet se ka dhunuar të dashurën.
Kjo e fundit ka ngritur akuzën se përveç përdorimit të forcës ndaj saj, Berisha edhe e ka ndaluar atë të marrë sendet personale nga banesa ku jetonin të dy. Ndërkohë, futbollisti me origjinë shqiptare ka marrë edhe një paralajmërim nëse nuk respekton vendimin e gjykatës.
Pra, në rast se Berisha tenton t’i afrohet sërish Vesës në shtëpinë e saj apo në vendin e punës së saj, atëherë ai rrezikon të përfundojë në burg për një periudhë njëmujore. Çifti jetonte së bashku prej vitit 2021 dhe kishte në plan martesën, por kohët e fundit tensionet kishin shoqëruar jetën e futbollistit dhe të dashurës së tij./ Super Sport
Top Channel