Tatimpaguesit debitorë thelluan me mbi 100 milionë euro më shumë borxhet ndaj Tatimeve.

Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Tatimeve me këtë rritje, totali i detyrimeve tatimore të papaguara nga bizneset dhe individët arriti në fund të vitit të kaluar në 134.9 miliardë lekë.

Pjesa dërrmuese e kësaj rritje borxhi, me gati 75 milionë euro ka ardhur vetëm nga 7 biznese, “borxhlinj” të tatimeve që nuk kanë shlyer në kohë detyrimet.

Ndër detyrimet e pashlyera të subjekteve ndaj shtetit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mban peshën kryesore me gati 48 miliardë lekë të totalit, ndjekur nga Tatim fitimi, sigurimet shoqërore të punonjësve dhe tatime të tjera. 

Borxhe të tjera përfshijnë mospagesën në afat të Tatimit në Burim, Tatimit mbi të Ardhurat Personale dhe në një masë të vogël detyrimet që rrjedhin nga plotësimi i deklaratës së të ardhurave, e njohur si DIVA. Së bashku, detyrimi i pashlyer për këto tatime llogaritet në rreth 53 milionë euro për vitin që lamë pas.

Më shumë se gjysma e stokut të borxheve, gati 60% e tyre i përket detyrimeve që bizneset apo individët debitorë kanë ndaj shtetit, ndërsa pjesa tjetër përbëhen nga penalitetet si dhe kamatëvonesat që duhet të shlyejnë subjektet.

Ajo që vihet re nga të dhënat, pjesa më e madhe e “borxhlinjve”  që përbëjnë 65% të totalit të tyre, i takojnë kategorisë së tatimpaguesve që kanë kaluar aktivitetin e tyre në status pasiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA