Bombardimet në Dontesk, të paktën 10 të vrarë

03/05/2022 18:55

Forcat ruse kanë bombarduar një fabrikë kimike në Donetsk, duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur 15 të tjerë, sipas guvernatorit të rajonit lindor.

Fabrika “ Avdiivka” është ajo për të cilën qyteti është më i njohur dhe është një nga fabrikat më të mëdha të koksit në Evropë.

“Rusët e dinin saktësisht se ku të synonin,  punëtorët sapo mbaruan turnin e  tyre dhe po prisnin një autobus në një stacion për t’i çuar në shtëpi”,  tha guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

“Një tjetër krim cinik nga rusët në tokën tonë.”

Rusia vijon të mohojë se ka shënjestruar civilët, megjithëse ka pasur raporte të panumërta për këtë.

Top Channel