Bamir Topi rrëfen në Top Story arsyen e irritimit me Berishën në 2005-ën: Doli në pozicionin e tij tradicional

03/05/2022 21:26

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Story” në Top Channel rrëfeu një prej kujtimeve të vitit 2005.

Kur PD-ja mori pushtetin me në krye Sali Berishën ai u irritua pasi ky i fundit nuk u konsultua me asnjë për koalicionin.


“2005-a na siguroi një fitore të ngushtë, deri një javë apo 10 ditë ekzistonte një barazi e plotë 70 me 70 dhe erdhi sinjali që fitorja shkoi drejt PD-së 71 me 69, arsyeja që u irritova ishte se Berisha pa u konsultuar takimin e parë e realizoi me zotin Xhuvele si kryetar i Partisë Agrare dhe rezultati shkoi 75 me 65. Ky numër jepte garanci për qeverisje. Nuk jepte sinjale të mira për perspektivën, Berisha doli në pozicionin e tij tradicional mori pushtetin dhe vendoi gjëra të rëndësishme pa u konsultuar. Problemi nuk ishte vetëm tek emri apo nevoja për një koalicion”,
tha Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA