Bajrami ndez atmosferën te Empoli, muzika shqiptare “kumbon” në ambientet e italianëve

03/05/2022 20:29

Empoli i këtij sezoni në Serie A ka merituar një vëmendje të veçantë duke qenë se në organikën e tyre bëjnë pjesë tre lojtarë shqiptarë. Fjala është për Ardian Ismajlin, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajramin.

Të tre lojtarët kuqezi kanë mbajtur një peshë kryesore te Empoli i këtij sezoni, ndërsa i pari në mbrojtje dhe dy të tjerët në mesfushë kanë qenë busulla e skuadrës.

Sakaq, në ekip mbizotëron një atmosferë pozitive dhe këtë e fakton nëpërmjet rrjeteve sociale Ardian Ismajli, teksa në videon e tij shfaqet Bajrami i cili shijon muzikën shqiptare në sfind ndërsa sigurisht nuk mund të mungonte edhe gjesti i shqiponjës.

Ndeshja e radhës së Empolit të shqiptarëve është ajo e San Siros ndaj Interit, një mundësi e mirë për kuqezinjtë për të shkëlqyer ndaj një klubi që ka vëmendje të lartë pasi Lufton për titullin kampion./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA