Prej të premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.

Ata shkuan në shkollë si çdo ditë dhe nuk u kthyen në shtëpi. Familjarët kanë denoncuar në polici por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Gazetarja Dorjana Bezat ka kontaktuar me të afërm të fëmijëve të cilët thanë se kanë gjetur taksistin me të cilin të miturit janë larguar dhe ai u ka pohuar se ditën e hënë rreth orës 13.00 i ka zbritur fëmijët tek “Qyteti Studenti”.

Ditën kur ka humbur kontaktet me familjen djali ka veshur xhinse të zeza dhe xhuboks të zi. Të dy telefonat e fëmijëve dalin të fikur. Policia po punon për gjetjen e tyre dhe ka verifikuar se të premten fëmijët kanë shitur një biçikletë dhe 2 celularët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA