A ka ndryshuar mendje për kandidimin në krye të PD-së? Berisha: E kam thënë shumë herë…

03/05/2022 17:40

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha e pohoi edhe një herë se do të kandidojë për të qenë sërish në krye të Partisë Demokratike.

“Sot u informova për komisionin, unë do të respektoj afatet e caktuara, s’është gjë e re nuk them me këtë unë e kam thënë shumë herë.  Ajo që mund të garantoj është që çdo votë e anëtareve të këshillit për çfarë do të zgjidhet do të tregohet para kamerave njësoj si kuvendi, transparenca është absolute kështu që unë mendoj se ka shumë arsye për të kandiduar, do të ketë një proces më transparentin që ka njohur kjo seli”, tha ai.

“Në një hark të shkurtër kohor shqiptarët panë dy kuvende, e partisë qeverisëse, e kam denoncuar këtu para juve. PD konsideron emigracionin dhe qëllimin ndaj tij, një kthesë rrënjësore për emigracionin shqiptar. Diaspora kontribuon me miliarda në disa vite edhe kjo është një çështje e madhe  e interesit tonë kombëtar. Një interes dhe kuvendin nëse i pari të çon drejt drogës, i dyti t çon drejt Evropës, integrimi mbetet një interes jetik për shqiptarët“, shtoi Berisha.

Kujtojmë se Berisha më parë ka pranuar se do të kandidojë në garën për kreun e PD-së, duke kundërshtuar edhe aleatin strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e shpallën ‘non grata’.

Berisha më parë është takuar me Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët një nga kushtet për bashkimin e PD-së kishin moskandidimin e ish-kryeministrit për kreun e partisë, gjë e cila është përjashtuar kategorikisht si mundësi prej tij.

Tanimë që Këshilli Kombëtar u zgjodh, pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit, më 22 maj do t’i duhet të zgjedhë kryetarin e ri të PD-së pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar të Enkelejd Alibeajt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA