35 deputetë nuk iu bashkuan në Këshillin Kombëtar, Berisha: Do afrohen dora dorës, PD më e bashkuar se kurrë

03/05/2022 17:26

Ish-kryeministri Sali Berisha, beson se deputetët të cilët nuk iu bashkuan në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit”, do të afrohen “dora-dorës” me shumicën.

Gjatë një konference për mediat këtë të martë, Berisha tha se thirrja për bashkim funksionoi dhe pret që edhe të tjerët t’i bashkohen, pasi 35 prej deputetëve të PD munguan në Kuvendin e 30 prillit.

Sali Berisha: Në 8 degë të PD, kanë fituar në garë 8 zonja të nderuara, duke garuar me rivalët e tyre. Nëse kthehemi në fillimet e këtij revolucioni, në mënyrë të përsëritur, do të gjeni zotimin tonë se çdo njëri do të ketë të drejtë të verifikojë votën e tij. Tre ditë më parë, midis 460 kandidaturave, u votuan 150 prej tyre dhe u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar. Risia ishte e madhe, ishte një hap i madh i PD. Në këto zgjedhje, për herë të parë, gratë dhe të rinjtë janë mbi 15% e këtij Këshilli. Të dashur miq, nga 430 kandidatura, u zgjodhën më të mirët, por mbeten edhe shumë të tjerë të mirë. Ata për kontributin e tyre në PD, vlerat mbeten bashkëpunëtor të çmuar, aktivistë dhe personalitete, pavarësisht nga mos votimi.

Është e pashmangshme që në votim të tillë të mos ketë zemërthyer, ajo çfarë i them çdo njërit prej tyre në mënyrën më miqësore, nëse kanë edhe dyshimin më të vogël për numërin jo korrekt, le të kërkojnë rinumërimin votë për votë. Komisioni do të plotësojë kërkesat tuaja. Nëse delegatët votonin dhe votat manipuloheshin, kjo praktikë merr fund njëherë e përgjithmonë.

Cdo votë është numëruar live, kush të dojë do t’i kontrollojë dhe rinumërojë. Imagjinoni Partinë karshi, e cila në aspekt me votën ngjason me një strukturë të shpellave mafioze ku nuk shihet e as nuk ekziston votë. Risi madhore e këtij procesi, dimension madhor ishte bashkimi, zotimi ynë për nëj parti më të bashkuar më të fortë dhe më të hapur. PD si e tillë nuk ka qenë ndonjëherë në një Kuvend më e bashkuar sesa me 30 prill. Mos harroni vetëm një moment, gjatë procesit të kryetarëve të degëve, 41 mijë anëtarë. Kurrë në histori nuk ka pasur një pjesëmarrje të tillë. Për ata që dinë se çfarë është bashkimi, ky është bashkimi më i madh. 40 mijë antarë aktiv, janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme e pamposhtur. Partia erdhi më 30 prill më e bashkuar se asnjëherë me qindra dhe mijëra anëtarë dhe drejtues të saj që para 6 marsit nuk ishin, u bashkuan në këtë proces. Ish-kryetarët u rikonfirmuan kryetarë, antarësia u bashkua. Ka disa grupe të vogla që dora dorës do bashkohen. Thirrja e bashkimit do funksionoj, përkundrejt sulmet dhe trillimeve të qeverisë.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi të shtunën Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. 35 deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar. Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin u duk si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij. Tanimë që Këshilli Kombëtar u zgjodh me 15 antarë, më 22 maj do t’i duhet të zgjedhë kryetarin e ri të PD pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar të Enkelejd Alibeajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA