Ora 13:00 e të Martës do ta gjejë Parlamentin e Shqipërisë në një seancë të posaçme për të dëgjuar adresimin e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky përmes një video call nga Kievi. Ambasadori Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shukrov pasi dha urimet e tij për besimtarët myslimanë, nga ku theksoi rëndësinë që merr paqja.
Një mesazh që do jetë i pranishëm edhe në fjalën e presidentit Zelensky në parlamentin shqiptar nesër.
Zoti Ambasador cila është domethënia e mbajtjes të fjalës së presidentit Zelenskyy nesër në Parlamentin e Shqipërisë?
“Në radhë të parë kjo lidhet dëshirën e të treguarit të nivelit të raporteve që ekzistojnë mes dy shteteve tona por është edhe një mënyrë për të komunikuar me popullin e Shqipërisë i cili sot po ndihmon popullin e Ukrainës. Unë mendoj se për marrëdhëniet tona ky është një event shumë i rëndësishëm. Shpresoj që gjithçka të na shkojë mirë me ndihmën e Zotit meqë kjo përkon edhe me përfundimin e muajit të ramazanit.”– tha Volodymyr Shukrov-
Që prej nisjes së luftës dy muaj më parë presidenti Zelenki ka folur në një seancë të posaçme për Këshillin e Sigurimit të OKB-s si dhe në parlamentet e Anglisë, Norvegjisë, Portugalisë, Finlandës, Greqisë,Sllovakisë, Irlandës, Rumanisë, Qipros, Lituanisë dhe Spanjës.
Top Channel