Një tjetër aksident me autobusët urbanë është shënuar sot në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu I”, kur autobusi i linjës së Tiranës së Re, është përplasur me vendqëndrimin e stacionit të autobusit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:
Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA