”Rusia, pasardhësja e ideologjisë naziste”, Podolyak: Moska po përpiqet të rishkruajë historinë

02/05/2022 17:51

Rusia është emërtuar si “pasardhësja e ideologjisë naziste” nga një anëtar i ekipit ukrainas, i cili ishte pjesë e bisedimeve të paqes mes dy vendeve.

Mykhaylo Podolyak iu përgjigj komenteve të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov. Lavrov ishte pyetur nga një intervistues në lidhje me pretendimet e tij për Ukrainën, duke qenë se presidenti i Ukrainës është hebre.

Lavrov tha se prejardhja e Presidentit Zelensky nuk kishte rëndësi. Duke iu referuar pretendimeve historike të paprovuara, ai sugjeroi se edhe Adolf Hitleri “kishte gjak hebre”.

Në një postim në Twitter, Podolyak, një prej ndihmësve të presidentit Zelensky akuzoi Moskën se po përpiqet të “rishkruajë historinë” në mënyrë që “të justifikojë vrasjet masive të ukrainasve”.

Në mediat sociale thuhet se janë shpërndarë pamje që tregojnë kadetët rusë duke kryer ushtrime ushtarake të veshur me shirita në krahë që të kujtojnë nazistët, sipas BBC.

Megjithatë, agjencia e lajmeve Radio Evropa e Lirë shkruan se disa nga pamjet që po shpërndahen janë disa vjeçare.

Ai shton se shiritat në krahë duket se mbahen vetëm për të ndihmuar ushtrimet stërvitore dhe zakonisht nuk shihen në paradën vjetore të 9 majit të vendit që feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA