Rritet numri i viktimave/ OKB: Mbi tre mijë civilë ukrainas të vrarë deri tani

02/05/2022 21:38

OKB-ja tha se numri i viktimave në Ukrainë është mbi tre mijë që prej fillimit të luftës. Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, OHCHR ka regjistruar 3,153 vdekje civile në Ukrainë, por mendohet se numri real është më i lartë.

Mospërputhja e shifrave vjen nga vështirësia në marrjen e informacionit në zona të caktuara të Ukrainës, ndërsa problematike shfaqet qyteti i Mariupolit.

Mariupol ka pësuar bombardime të vazhdueshme që nga fillimi i luftës, ku raportohet nga këshilli i qytetit se 80% ose 90% të ndërtesave janë dëmtuar ose shkatërruar.

Pamjet satelitore kanë identifikuar varre masive pranë Mariupolit. Autoritetet lokale kanë vlerësuar se një numër i madh civilësh janë vrarë nga bombardimet ruse në qytet.

OKB-ja beson se shumica e civilëve në të gjithë vendin janë vrarë nga armët shpërthyese të cilat kanë një zonë të gjerë ndikimi (sulmet me raketa dhe granatimet), por nuk janë dhënë shumë detaje në lidhje me shkaqet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA