Pa gjumë, të lodhur dhe të pikëlluar/ Pamje të ushtarëve ukrainas në Kharkivin e shkatërruar

02/05/2022 22:25

Rajoni i Kharkiv ka qenë një ndër rajonet më të bombarduara prej javësh. Tashmë vendi është i mbuluar nga rrënojat, ndërsa numri i viktimave ka shënuar rritje.

Qytetarët janë larguar nga shtëpitë e tyre, të vetmit që lëvizin në qytet janë ata që kanë qenë në krye të luftës që në fillimet e saj.

Ushtarët ukrainas kanë filluar të patrullojnë  në Kharkiv. Në pamjet e publikuara shihet qartë lodhja dhe pikëllimi i ushtarëve të cilët kanë parë gjithçka me sytë e tyre.

Kanë përjetuar sulmet dhe kanë parë vdekjet të cilat janë të pranishme në Ukrainë prej më shumë se dy muajsh.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA