Ngjarja horror në Korçë/ Flet e ëma e autores së dyshuar: Vajza ishte e sëmurë, nuk dija gjë për shtatzaninë

02/05/2022 13:43

Nëna e autores së dyshuar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ka komentuar disa pyetje të bëra nga gazetarja e ‘Top Channel’ Dhorjeta Çule.

Teksa tentonte të largohej për të mos folur para gazetarëve, nëna e autores shprehet se e dinte që vajza e saj ishte e sëmurë dhe e kishte dërguar vetë në spital.

Ajo u shpreh se nuk kishte dijeni për shtatzaninë dhe bashkëshorti i saj kishte qenë në Greqi por ishte kthyer .

A ishte e sëmurë vajza?

Ishte ishte e sëmurë, unë e shtrova në spital.

Po për shtatzaninë dinit gjë?

Jo, jo,jo.

Po i shoqi ku ishte?

Në shtëpi

Nuk ishte në Greqi?

Po ishte dhe erdhi.

Ngjarja e rëndë u zbulua ditën e sotme në Korçë ku Klodi Hasimllari, denoncoi në policinë e Korçës bashkëshorten e tij për vrasjen e një foshnjeje. Ai jetonte në Greqi dhe kishte një muaj që ishte kthyer. Vetëm disa ditë më parë ai vuri re një aromë të rëndë në shtëpi ku mëngjesin e sotëm zbuloi edhe trupin e pajetë të një foshnjeje të sapo lindur, për të cilin thotë që nuk është fëmija i tij, pasi kishte një vit në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA