BE është e ndarë nëse do të vendosë apo jo një embargo ndaj importeve të naftës ruse, por dënoi një zëri vendimin e Rusisë për të ndërprerë furnizimin e menjëhershme më gaz ndaj Bullgarisë dhe Polonisë, duke e quajtur një shkelje të kontratës që vendet kanë me furnizuesin.
Ministrat e Energjisë në bisedimet për krizën në Bruksel, duke u përpjekur të dalin me një përgjigje të bashkuar ndaj kërkesës së Moskës që blerësit evropianë të paguajnë për gazin rus në rubla ose në të kundërt të përballen me ndërprerjen e furnizimit, tha se pagesa në rubla nëpërmjet një mekanizmi të drejtuar nga autoritetet ruse është qartësisht shkelje e sanksioneve të BE dhe e papranueshme për bllokun.
Ajo që është vënë re nga mbledhja e ministrave ishte ndryshimi i qëndrimit të Gjermanisë, e cila ka thotë se mund të përballojë një ndalim të naftës deri në fund të vitit, por jo një ndalim të gazit.
“Gjermania është e gatshme të vendosë sanksione të reja, duke përfshirë dhe embargon ndaj karburanteve. Ne e kemi përgatitur veten që të mos mbështetemi ne importet ruse. Do na duhet kohë që të shkëputemi nga kjo varësi. Më e vështirë do të jetë të reduktojmë varësinë ndaj gazit rus, por do vijojmë me hapa të vegjël derisa t’ia arrijmë qëllimit”, tha ministri Christian Lindner për CNN.
Ndërkohë Hungaria ka përsëritur se kundërshton një ndalim për të dyja karburantet. Por për të mbajtur bllokun të bashkuar, Komisioni po sheh si mundësi që t’i ofrojë Hungarisë dhe Sllovakisë një përjashtim ose një periudhë të gjatë tranzicioni, me ndalimin e përgjithshëm që ka të ngjarë të hyjë në faza deri në fund të vitit.
Si Hungaria ashtu edhe Sllovakia varen shumë nga nafta e papërpunuar ruse. Muajin e kaluar, kryediplomati i bllokut, Borrell, vuri në dukje se 1 miliardë euro që dërgoheshin çdo ditë në Rusi në formën e pagesave për energjinë ishin 35 herë më shumë se shuma që BE i kishte dhuruar në fakt Ukrainës për ta ndihmuar atë të mbrohej.
BE-ja është e shqetësuar se varësia e saj nga lëndët djegëse fosile ruse po ndihmon pa dashje Kremlinin për të financuar pushtimin e Ukrainës.
Top Channel