DETAJET/ Gruaja lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja ndërron jetë! Bashkëshorti: Kisha një vit pa ardhur në shtëpi, nuk është i imi

02/05/2022 08:48

Një rast makabriteti është zbuluar në Korçë ditën e sotme ku një nënë ka futur në valixhe foshnjën e porsalindur, ku më pas fëmija ka ndërruar jetë.

Foshnja është gjetur pa jetë në banesë nga bashkëshorti, i cili kishte para një muaji nga emigracioni.

Ai është shprehur në Polici se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi nga emigrimi dhe fëmija i vdekur nuk ishte i tij.

Ngjarja makabre në Korçë/ Bashkëshorti i gruas që mbyti fëmijën: Ndjeja aromë të rëndë në shtëpi, nuk dija nga vinte (detaje)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një foshnje ndërroi jetë pasi nëna e tij e futi në një valixhe, sapo kishte lindur.

Burime bëjnë me dije se burri kishte rreth një muaj që ishte rikthyer nga Greqia, atje ku ishte në emigrim prej një viti dhe ka konstatuar një aromë të rëndë në shtëpi. Aroma vinte nga dollapi por fillimisht nuk ishte në gjendje të përcaktonte shkakun.

Më pas, pas disa kontrolleve, Klodi Hasimllari ka gjendur pa jetë foshnjën në një valixhe. Gruaja nuk është në gjendje të japë detaje mbi ngjarjen, pasi vuan nga probleme mendore, ndërsa djali i tyre 15-vjeçar, që mundet të ketë parë ndonjë skenë të ngjarjes, vuan nga autizmi dhe gjithashtu nuk është në gjendje të japë detaje.

Më herët Klodi Hasimllari , tha se kishte rreth një vit që jetonte jashtë shtetit dhe rrjedhimisht fëmija nuk mund të jetë i tij. Trupi i pajetë i foshnjës, po hetohet nga ekspertiza mjeko ligjore.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Vrasja e foshnjës në Korçë/ Flet fqinja e familjes: I shoqi shkon e vjen, ajo ishte e sëmurë

Fqinja e autores së dyshuar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ka folur për mediat mëngjesin e sotëm, ku ka thënë se gruaja ishte e sëmurë dhe se nuk kishte qenë në dijeni të shtatëzanisë së saj.

E moshuara u shpreh se bashkëshorti i gruas shkon dhe vjen nga Greqia dhe se dje ndodhej në shtëpi.

Ajo tha se nuk kishte dijeni mbi ngjarjen por që e vërteta do të dalë. Ngjarja u denoncua sot në polici nga nga shtetasi me incialet K. A. , i cili dëshmoi se kishte gjetur në shtëpinë e tij një fosnje pa jetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

“E ka lindur dikush tjetër”, neuropsikiatrja flet për ngjarjen e rëndë në Korçë: Nëna ka humbur lidhjen me realitetin

Pas ngjarjes së rëndë ku një foshnje u gjet i pajetë teksa ishte futur në një valixhe brenda shtëpisë ku nëna e tij e solli në jetë, mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40 vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme.

Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40 vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnistikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.

Sipas mjekes 40 vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

“Nuk e njihja si dosje më parë, sot mora dijeni për ngjarjen. Nga ana e familjarëve kjo njihet si e sëmurë prej tre vitesh me probleme të shëndetit mendor. Ka qenë e kartelizuar para një viti, në qendrën e shëndetit mendor.

Ka aplikuar një injeksion në muajin gusht dhe ndërkohë terapia orale, dhe terapia orale nuk është marrë rregullisht nga pacientja. Vetë familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, që unë konstatova sot, është e sëmurë, jashtë realitetit, me deporsanalizim ajo e quan veten e e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe që ky fëmijë është lindur nga personi tjetër që nuk është ajo. Pra, pacientja është e sëmurë mendore, që në gjuhën tonë, quhet psikozë , vuan crregullim psikotik”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA