Demokrati Fatbardh Kadilli i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” në Top Channel theksoi se kryetari i dorëhequr i PD-së, Lulzim Basha dhe ish kreu i partisë, Sali Berisha janë një për të.

“Unë Berishës nuk i thash ik ti, të marr unë partinë. Unë Berishës i thashë tërhiqu të ketë garë në PD. Me Lulzim Bashën nuk u tërhoq. Kuvendi nuk mund të mjaftohej duke thënë distancohemi. Kjo parti ka një problem me SHBA me këtë që ka ndodhur. Basha e Berisha për mua janë një. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën si bëhet partia.

Nëse rreshtohemi pas Berishës, nuk kemi sjellë asgjë. Ndryshimi duhet të kishte ndodhur para se të shkonim në Kuvend. Në parti kemi ushqyer shumë gabime, dhe e mbyllim me një deklaratë falje, por kur kërkon falje, bëj një hap pas”, tha Kadilli.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit të Kombëtar.

Berisha e avancoi lëvizjen për marrjen nën kontroll të PD duke zgjedhur një Këshill të ri Kombëtarë të PD-s, me disa afrime të reja por duke lënë jashtë kritikët dhe mbështetësit e Bashës.

Lista e re Këshillit të ri Kombëtar prezantuar nga Albana Voksi,  sugjeron se tashmë kemi të bëjmë me një PD,  më të hapur duke rikthye në këshill të larguarit e Bashës siç ishin dy ish deputetët që nuk iu bindën bojkotit parlamentar. Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Kjo është vetëm një anë e medaljes.

Edvin Kulluri një zë kritik ndaj Bashës dhe Berishës  në PD , u la jashtë këshillit sikurse edhe Roland Bejko. Por Fatbardh Kadilli i vetmi zë kritik në Kuvendin Kombëtar të PD u votua për të qenë në këshill.

Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin u duk si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA