Gjykatë Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ukrainë, Shqipëria flamurtare!

02/05/2022 15:07

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës bëri thirrje të krijohet me urgjencë një Gjykatë Ndërkombëtare Drejtësie, bazuar në parimin e juridiksionit universal, përmes të cilës të gjykohen autorët e krimeve të luftës në Ukrainë.

Asambleja miratoi njëzëri një rezolutë në sesionin e saj të pranverës në Strasburg. Në dokument, Moska bëhet fajtore për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Jemi të tmerruar nga raportet për shfrytëzimin e përdhunimit dhe torturës si armë lufte”, thuhet në rezolute, ku nënvizohen më tek akuzat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për krime në qytetin e Buchas, i cili ” në mënyrë cinike inkurajoi trupat ruse të vazhdojnë veprime të ngjashme”.

Kërkesa është që gjykata të ketë mandat për “hetime dhe ndjekje penale ndaj kriminelëve” siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare”, e po kështu, “të ketë fuqinë të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare, jo të kufizohet nga imuniteti i shtetit”.

Disa ditë më parë, në selinë e OKB-së në New York, u zhvillua mbledhja për krimet e luftës në Ukrainës, e organizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe e drejtuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Xhacka u shpreh është thelbësore që të dokumentohen që të gjitha krimet e luftës në Ukrainë nga Rusia, dhe të përdoren në gjykatë, dhe e vuri po kështu theksin tek ndihma që duhet dhënë për dokumentimin e fakteve mbi mizoritë e kryera në Ukrainë gjatë agresionit rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA