“Fantazma e Kievit”/ Ky është superheroi legjendë 29-vjeçar që rrëzoi rreth 40 avionë rusë (video)

02/05/2022 10:17

Pilotët luftarakë të Ukrainës kanë treguar se janë shumë më profesionistë se rusët dhe janë bërë legjendarë, falë historisë që po kalojnë në luftimet në Ukrainë.

Piloti Stepan Tarabalka vetëm 29 vjeç, me nofkën “Fantazma e Kievit”, është bërë ‘hero’ tashmë në Ukrainë pasi thuhet se ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, që është një arritje e pabesueshme në një zonë ku Rusia kontrollon qiejt.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka lajmëruar në ‘Facebook’ se “Fantazma e Kievit” është një superhero-legjendë, personazhi i të cilit është krijuar nga ukrainasit!

Ai u përdor si një markë nga një prodhues i avionëve model ukrainas , ndërsa ukrainasja Iryna Kostyrenko tregoi një simbol ushtarak të frymëzuar nga legjenda.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu postoi një video që festonte heroizmin e Tarabalka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA