Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi të krijohet me urgjencë një Gjykatë Ndërkombëtare Drejtësie, bazuar në parimin e juridiksionit universal, përmes të cilës të gjykohen autorët e krimeve të luftës në Ukrainë.
Asambleja miratoi njëzëri një rezolutë në sesionin e saj të pranverës në Strasburg. Në dokument, Moska bëhet fajtore për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.
“Jemi të tmerruar nga raportet për shfrytëzimin e përdhunimit dhe torturës si armë lufte”, thuhet në rezolute, ku nënvizohen më tek akuzat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për krime në qytetin e Buchas, i cili ” në mënyrë cinike inkurajoi trupat ruse të vazhdojnë veprime të ngjashme”.
Disa ditë më parë, në selinë e OKB-së në Neë York, u zhvillua mbledhja për krimet e luftës në Ukrainës, e organizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe e drejtuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Xhacka u shpreh është thelbësore që të dokumentohen që të gjitha krimet e luftës në Ukrainë nga Rusia, dhe të përdoren në gjykatë. Situata në terren vazhdon të mbetet e nderë.
Vetëm pak orë pas evakuimit të suksesshëm të një grupi civilësh nga kompleksi industrial Azovstal në Mariupol, forcat ruse duket se kanë rinisur su;met mbi fabrikën që po srehon një numër ushtarësh ukrainas, por edhe banorësh të zonës.
BBC citon një nga mbrojtësit e uzinës, komandanti e gardës kombëtare të Ukrainës, Denys Shlega, të pohojë se bombardimet rifilluan në momentin që u larguan autobusët e evakuimit. “Sapo u larguan civilët nga uzina, filloi zjarri me të gjitha llojet e armëve”, është shprehur ai. Sipas Shlegës, disa qindra civilë kanë mbetur brenda kompleksit, së bashku me rreth 500 ushtarë të plagosur.
Janë bërë virale ndërkohë pamjet e një droni ukrainas që shkatërron dy anije patrullimi ruse në Detin e Zi. “Dy mjete lundrimi ruse të klasës Raport u shkatërruan këtë mëngjes pranë ishullit të Gjarprit”, pohoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valeriy Zaluzhniy. Një shpërthim i fuqishëm sakaq dëmtoi keq një urë në rajonin e Kurskut, në Rusi, i cili është pranë kufirit me Ukrainën. Shpërthimi shkaktoi shembjen e pjesshme të saj, duke zemëruar autoritete vendase që folën për një akt sabotazhi e thanë se kanë hapur një hetim mbi ngjarjen.
Top Channel