24/12 23:26
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka pohuar këtë të hënë se forcat ruse po lëvizin ushtarët e vdekur në grupe të vogla gjatë natës për të mbuluar humbjet e rënda të tyre.
U theksua se mënyra e zhvendosjes po bëhet shumë ngadalë dhe trupat mbërrijnë në Rusi “gjysmë të dekompozuar” dhe duhet të identifikohen.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës pretendon se kishte përgjuar biseda telefonike midis pushtuesve rusë që diskutonin këtë çështje.
Në një bisedë, një ushtar rus tha se vetëm 20 deri në 22 persona nga batalioni i tij prej rreth 200 ushtarësh kishin mbijetuar. Nëntë të tjerë refuzuan të vazhdonin luftën, sipas Sky News.
Top Channel