Balla uron Fiter Bajramin nga Fieri. Ja si e komenton shkarkimin e Alibeajt nga Kuvendi Rithemelimit

02/05/2022 11:44

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

Nga Fieri, Balla tha se sot është një festë solidariteti për kujdesin e personave që janë në nevojë dhe për sa më shumë paqe dhe dashuri mes njëri tjetrit.

I pyetur nga gazetarët rreth shkarkimit të Alibeajt, Balla tha se Alibeaj është me Origjinë nga Fieri dhe nuk i takon të bëjë komente për një fierak.

Balla: Duam ti urojme gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe gjithë Shqipërisë gëzuar Fiter Bajramin. Kjo është një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përçon që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për tu kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm mesazhi i dytë që festa përçon gjithmonë është sa më shumë paqe dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin. Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për tu kujdesur për ata që janë në nevojë. Besoj që koha që kemi përpara duhet ta shohim të gjitha me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë së bashku në dobi të gjithë shqiptarëve dhe në dobi të Shqipërisë sonë te dashur.  Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare. Gëzuar dhe festofshi në çdo familje.

 

Top Channel