Për besimtarin 80 vjeçar, Halil Lika, nga fshati Labinot i Elbasanit ky ishte muaji i 68 i ramazanit që agjëroi.
“Unë nuk e di a kam agjëruar apo jo. Nuk dua ta di as për bukë dhe ujë e asgjë tjetër.”- tha Halil Lika.
“Skam lënë një ditë ramazani që 12 vjeç. Që kur isha i vogël kur prindërit ngriheshin për syfyr çohesha dhe unë. e në prindërit harronin të më çonin se u dhimbsesha, atëherë unë agjëroja pa ngrënë syfyrin kështu i detyroja ata që të më zgjonin çdo natë. “- tha Lika
Shkronjat e parë që mësoi besimtari të lexonte nuk ishin të gjuhës shqipe, por ato arabe.
Halili thotë se është falur edhe atëherë kur komunizmi ndaloi besimin në Zot. Dhe se djegia e xhamive në Elbasan nuk e fashiti besimin e tij dhe të shumë besimtarëve të tjerë, të cilët praktikuan fenë islame fshehurazi në komunizëm
“Para 1967 ne shkonim tek hoxha dhe mësonin dhe mosha ime të gjithë dinë arabisht. U mbyll në 67′ dhe arritëm që xhumanë ta falnim në një shtëpi. Por ramë në erë dhe ishte lajmëruar sekretari i partisë dhe na tha xhaminë e ka mbyll shteti dhe gjynahet le ti marë shteti. Kështu që ju lutem shumë mos na bëni me fjalë se në Labinot falet xhumaja.Dhe prej asaj dite ne pastaj ikëm me një shtëpi tjetër. “- tha Lika.
Në diktaturë besimi në Zot ndëshkohej.
“Kur të spiunonte tjeri që filani agjëron të jepte një karamele dhe të detyronte ta haje. Ose të bënin karikaturë tek grepi.”– tha besimtari Halil Lika
E nëse partia mësonte se në shtëpinë e Halilit, mbahej Kurani, meraku më i madh i myslimanit ishte me fundit që do të kishte libri i shenjtë.
“Frika kisha se mos ma shikonin Kuranin, pas ma digjnin dhe me hidhnin në ndonjë vend të pisët.”- tha besimtari Halil Lika.
Halili të gjitha këto i cilëson si sfida që duhet t’I kapërcejë cdo besimtar I fesë islame. Ai beson se të gjitha këto të vërteta shkruhen në ditët e muajit të shenjtë. Falë besimit Halili thotë se parajsën e gjeti edhe në tokë . Vizita në Mekë dhe Medinë për të ishte si të zbulonte mrekullitë e kësaj bote.
Top Channel