Policia në Utrecht, të Hollandës u shtangën kur panjë një djalë katër vjeçar duke drejtuar makinën i veshur me pizhama, dhe më pas bënë lidhjen me një automjet të përplasur aty pranë.
Katër vjeçari është quajtur tashmë nga oficerët “piloti i ri i Formula 1” pasi kishte marrë makinën e nënës së tij për xhiron e dëshiruar.
Fëmija kishte dalë me pizhama për drejtimin e makinës që detyrimisht përfundoi me një përplasje me dy makina të parkuara.
Oficerët e morën të voglin në stacionin e policisë ku i dhanë çokollatë të nxehtë derisa hetuan dëmet e ndryshme që ai kishte bërë me automjetin.
Ata u siguruan që ai të mos ishte lënduar i dhanë gjithashtu një ari pellushi dhe postuan disa foto në llogarinë e policisë vendase.
“Pasi babai kishte shkuar në punë, djali ishte zgjuar dhe mori çelësat e makinës. Ai ishte përplasur me dy makina të parkuara. Më pas doli dhe iku me vrap në pizhamat që mbante vdekur”.
Pasi kontaktuan me nënën e djalit, ajo pranoi se i biri e surprizonte shpesh me çapkënllëqet e tij.
I vogli i kishte shpjeguar oficerëve sesi kishte hapur derën e makinës kishte futur çelësin te ndezja dhe kishte shkelur gazin.
Disa përdorues në Instagram pyesnin: “Si i arrinin këmbët deri te pedalet?”
Ndërsa një tjeter shtonte: “Shyqyr që përfundoi morë”.
Top Channel