Kryetarja e Dhomës të Përfaqësuesve Nancy Pelosi ishte në krye të delegacionit të kongresmeëve amerikanë që udhëtuan të shtunën drejt kryeqytetit ukrainas të shtunën.
“Kur të kthehemi në Shtetet e Bashkuara, do të bëjmë çfarë nevojitet për të ndihmuar popullin ukrainas që po mbron demokracinë në kombin e tyre dhe në botën”, thuhet në njoftimin për shtyp të Pelosit, që bëhet zyrtarja më e lartë e Shteteve të Bashkuara që takohet me Zelenskyn që nga nisja e luftës mbi dy muaj më parë.
Delegacioni amerikan do të udhëtojë drejt Polonisë, për t’u takuar me presidentin Andrzej Duda dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe për të vazhduar më pas punën në SHBA në ndihmë të Ukrainës, siç thuhet në njoftim.
Këtë të diel ka nisur sërish evakuuimi i civilëve të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol. Të paktën 20 civilë u larguan nga uzina Azovstal vonë të shtunën, ndërsa presidenti Zelensky thotë se po bëhen të gjitha përpjekjet për largimin e sigurt të qytetarëve nga fabrika.
Të paktën 20 civilë u larguan nga uzina Azovstal vonë të shtunën, por nuk është e qartë se ku janë dërguar. Mediet ruse dhe ushtarët në uzinë thanë se disa fëmijë ishin mes grupit.
Top Channel