U mbyt në det, identifikohet trupi i viktimës në Durrës
01/05/2022 22:44
Trupi i pajetë që u gjet këtë të diel në mëngjes në det, në Durrës është i një 62-vjeçari.
Policia njofton se kufoma është e shtetasit V. B. banues në Durrës, i cili vuante nga sëmundja e epilepsia.
Trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit bregdetar dhe pas ekspertizës, rezulton se nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det.
Top Channel