Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz duke folur në manifestimin qendror të Lidhjes Federale të Sindikatave, DGB, me rastin e 1 Majit iu adresua Moskës me tone të ashpra.

Presidenti i Gjermanisë, Olaf Scholz, e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për imperializëm. Ukraina është sulmuar nga vendi fqinj Rusia, „një vend, që sulmon edhe të tjerë”, tha Scholz në manifestimin e Lidhjes Federale të Sindikatave, DGB, në Düsseldorf me rastin e 1 Majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve.

Nuk mund të pranohet, që Rusia të përpiqet të ndryshojë kufijtë me dhunë. “Ky është imperializëm. Këtë ne nuk duam ta kemi në Europë”, shtoi Scholz.

“Ne nuk do të lejojmë, që të ndryshohen kufijtë dhe të fitohet territor me dhunë.” Trupat ruse ndërhynë që në vitin 2008 në Gjeorgji dhe janë dislokuar edhe në Republikën e panjohur ndërkombëtarisht të Transnistrisë në territorin e Republikës së Moldavisë.

Ndaj do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën edhe më tej me para, me ndihma humanitare, por edhe me armë. Scholz në manifestimin e DGB-së tha, se respekton çdo pacifizëm.

“Por qytetarëve të Ukrainës mund t‘u duket si cinike, nëse u thuhet, që duhet të mbrohen pa armë ndaj agresionit putinist. Kjo nuk shkon”, tha Scholz. Ai i bëri thirrje Putinit që të ndalë sulmet ruse, të tërheqë trupat dhe të respektojë pavarësinë e Ukrainës.

Demonstruesit e quajnë kancelarin “luftënxitës”

Scholz reagoi me fjlalët e tij edhe ndaj kritikave masive të demonstruesve gjatë manifestimit. Paraqitja e tij u ndërpre here pas here përmes fishkëllimave dhe thirrjeve të forta kundër kancelarit duke e cilësuar atë me shprehje të tilla si „luftënxitës” dhe „mashtrtues”. Po ashtu pjesëmarrësit në manifestim brohorisnin vazhdimisht sloganin: “Paqe pa armë”.

Edhe në një bisedë me gazetën “Bild am Sonntag” kancelari Scholz i hodhi poshtë kritikat ndaj politikës së tij lidhur me Ukrainën. “Unë i marr shpejt vendimet e mia dhe në koordinim me partnerët tanë. Por reagimi i nxituar dhe veprimi gjerman i mëvetësishëm janë për mua jo bindëse”, tha Scholz. Kanclari kohët e fundit ka qenë vazhdimisht nën presion pasi ka ndjekur një kurs të rezervuar./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA