Përfundon numërimi i votave/ Vokshi shpall 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së

01/05/2022 14:16

Procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së ka përfunduar të dielën në drekë.

Albana Vokshi lexoi para medieve 150 emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit, që janë zgjedhur mes gati 400 emrave të propozuar në listë.

Mes  anëtarëve bie në sy emri i epidemiologut Illir Alimehmeti, aktorit Julian Deda e Bujar Kapexhiu, ndërkohë që rikthehen Arben Imami, Arben Ristani, Rudina Hajdari.

Lista e plotë:

Arben Ristani, Arbjola Halimi, Ardian Muka ,Ardian Turku, Arjan Dedej, Armend Musaj, Arnold Kariqi, Arvit Bushati, Aulon Kalaja, Aurel Bylykbashi, Avenir Peka, Barbara Doda, Bedri Hoxha, Besart Xhaferri, Besnik Aliaj, Bislim Ahmetaj, Bledi Kasmi, Bujar Kapexhiu, Bujar Vukaj, Çlirim Gjata, Dafina Muda, Dasho Aliko, Dava Marku, Denion Shengjergji, Dorel Memoçi, Dorian Teliti, Dritan Burgia, Edith Harxhi, Eleina Qirici, Elgi Hyka, Eliona Gremi, Elior Vila, Elisabeta Skrapari, Elton Bano, Elvis Malasi, Endire Bushati, Enkelejda Sallaku, Enno Bozdo, Ensa Basha, Ervin Minarolli, Esmeralda Metko, Etion Kapedani, Fatbardh Kadilli, Fatbardha Kadiu, Fatjon Bathorja, Feride Rrahmanaj, Fioralba Dizdari, Fiqiri Ismaili, Floriana Garo, Florin Kurmekaj, Florion Mima, Gazmend Dibra, Gazmir Spahia, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Gentian Mishova, Gjergj Mero, Gjok Vuksani, Glauk Olldashi, Grigels Muçollari, Ibrahim Morina, Ilir Alimehmeti, Ilirjana Kuçana, Imanuel Çaushaj, Imelda Kraja, Indrit Hoxha, Irena Shestani, Ivi Kaso, Jamarber Malltezi, Jola Hysaj, Julian Deda, Keltis Kruja, Klara Bici, Klaus Shaqiri, Klevis Balliu, Klodian Lata, Klodian Muço, Klodiana Çapja, Laura Vorpsi, Lediana Fratari, Ledina Alolli, Ledina Mandia, Ledio Nuraj, Lisander Hoxha, Lorenc Luka, Lorin Hoxha, Mal Berisha, Malbor Duka, Mariglend Doçi, Marjana Brunga, Matilda Qyrku, Megi Balliu, Meriglen Kurtbalaj, Mimoza Hajdarmataj, Mimoza Rexhvelaj, Minushe Lazaj, Mirela Tabaku, Myqerem Tafaj, Myslym Murrizi, Nadire Meçorapaj, Nazlie Laçi, Nikolin Çali, Osman Mula, Osman Stafa, Parid Teferiçi, Prel Gjoni, Qemal Çejku, Qemal Hoxha, Rajmonda Bulku, Renis Gjoka, Robert Budina, Roland Keta, Rubens Shima, Rudina Hajdari, Saimir Mulgeci, Sara Bodo, Sevalgon Berisha, Shaqir Manjani, Sheferedin Shehu, Shkëlqim Hoxha, Spiro Vaso, Suzana Guxholli, Valdete Vorpsi, Voltana Ademi, Xheraldo Dashi, Xhuljan Guçe, Ylli Asllani dhe Zyrafete Kulla.

Në Kuvendin Kombëtar të së shtunës, të thirrur nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha, 1425 delegatë votuan mes 400 propozimeve për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Kutitë u zhvendosën nga Pallati i Kongreseve drejt selisë blu, për t’u numëruar.

Sali Berisha ndër të tjera shkarkoi Enkelejd Alibeajn nga posti i nënkryetarit të partisë, duke çuar në një ndarje përfundimtare të grupit të Rithemelimit nga grupi tjetër që mbështet Alibeajn.

Kuvendi po ashtu shpalli datën 22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Top Channel