Papa Françesku: Po vuaj për gjendjen e rëndë të popullit ukrainas

01/05/2022 18:24

Papa Françesku e përshkroi këtë të dielë, pushtimin rus në Ukrainës si një “regresion makabër të njerëzimit”, duke thënë se vuajtjet e popullit ukrainas e bëjnë atë të qajë.

“Unë vuaj dhe qaj, duke menduar për vuajtjet e popullit ukrainas, dhe në veçanti të më të dobëtve, të moshuarve dhe fëmijëve. Madje ka raporte të tmerrshme për fëmijë të dëbuar dhe dëbuar”, tha Papa.

Sipas CNN, ai tha se lutjet  e tij “shkojnë  në qytetin ukrainas të Mariupol, qyteti i Marisë”, i cili është bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare.

Papa bëri thirrje për krijimin e korridoreve të sigurta humanitare për ata që janë bllokuar në fabrikën e çelikut të qytetit të rrethuar prej disa javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA