“Njerëzimi ka harruar vlerat shpirtërore”/ Mesazhi i Myftiut të Kosovës në festën e Fitër Bajramit: Lutemi që në botë të mbretërojë paqja

01/05/2022 13:30

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava në mesazhin e festës së Fitër Bajramit, tha se myslimanët luten që në botë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi, harmonia e solidariteti.

“Lutemi e angazhohemi që në botë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi, harmonia e solidariteti. Në këtë natë të bekuar kërkohet nga ne ta vlerësojmë misionin e njeriut që e ka në këtë botë, duke ruajtur një ekuilibër ndërmjet shpirtërores dhe materiales. Në kohën që po jetojmë njerëzimi sikur ka harruar vlerat shpirtërore, duke bërë kështu shoqërinë më materialiste, realitet ky që ka sjellë konflikte, gjakderdhje, dëbime, shkatërrime në tokë. Edhe në këtë natë në prag të Fiter Bajramit, kur ne po përgatitemi për të festuar, në shumë vende të botës njerëzimi po kalon ditë të vështira me trazira dhe konflikte, nga të cilat po pësojnë qytetarët e pafajshëm. Krijuesi ynë e do paqen, e do qetësinë, e do mirëqenien dhe sigurinë”, thotë Tërnava.

Në përfundim të Ramazanit ai tha se pas dy vjet pandemie, po shijohen siç duhet mirësitë e këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA