Megjithëse po divorcoheshin me konsensus, klientët e avokatit Stefan Topalli ngecën në Gjykatën e Tiranës për 3 vjet, pavarësisht se një ndarje zgjat mesatarisht deri 3 muaj.

Shkak ishte mosformimi i trupës gjyqësore.

Ata donin të ndaheshin nuk i ndante gjykata , çifti ishte dakord dhe e sjell këtë shembull t’ju tregoj se çfarë kostoje ka për ata që kanë fëmije kur divorcet zgjasin|, tha avokati Stefan Topalli.

Gjendja përkeqësohet në apele që janë me vende vakante . Në Gjykatën e Apelit administrativ të Tiranës stoku ka shkuar 19 mijë çështje që presin.

Qytetarët që kanë dorëzuar padi në Gjykatën e Apelit administrative duhet të presin 11vite për të marrë drejtësi dhe këtë e thotë raporti i KLGJ bazuar në stokun e dosjeve.

Por koha e zgjidhjes së çështjeve deri në 2033 llogaritet me kushtin nëse kjo gjykatë do ishte e plotësuar me 13 anëtarë. Kurse në Gjykatën e Apelit administrativ kanë mbetur vetëm 6 anëtarë.

Situata pritet të bëhet kritike edhe në shkallët e para që vazhdojnë të boshatisen.

Llogarisni ata që kanë bërë padi pensioni nuk i marrin kurrë sa të jenë gjallë . Kjo ka kosto ekonomike shoqërore morale”, tha avokati Erlis Qypi.

 “Me këtë zgjatje mua do më duhet të përfaqësoj klientë që kanë ndërruar jetë”, tha avokati Ervis Gorishti.

Problem i vjetër mbetet Gjykata e Lartë e cila nëse do kishte  19 anëtarë do t’i nevojiten pesë vjet për të gjykuar 35 mijë dosjet e regjistruara deri ne 2021.

Por edhe  Gjykata e Lartë vijon të mbetet e paplotësuar , pasi ka në organikë vetëm 12 gjyqtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA