Foto ilustruese

45-vjeçari që i mori jetën një këmbësori pak ditë më parë në kryeqytet, teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur, është arrestuar këtë të diel.

Shtetasi me iniciale E.N.,që u largua nga vendngjarja, rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Ai përplasi me makinë 73-vjeçarin me iniciale Z.K. në rrugën “Asim Vokshi”, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia njofton pezullimin e lejes së drejtimit për 24 muaj ndaj të ndaluarit, zbritjen me 15 pikë nga leja e drejtimit dhe masën administrative 35.000 lekë të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA