Vritet marinsi amerikan në Ukrainë, Biden: Një lajm i trishtë, por mos shkoni në luftë!

30/04/2022 13:18

“Bashkëshorti im vdiq në Ukrainë. Ai ishte larguar me dëshirën për të ndihmuar njerëzit, gjithmonë e kishte ndjerë se ky ishte misioni i tij kryesor në jetë. Ai ëndërronte të ishte polic ose zjarrfikës “:

Brittany Cancel, e veja e ish marinsit Willy Joseph Cancel, i cili vdiq në luftime nël në Ukrainë, i regjistruar nga një kompani kontraktore për të mbështetur forcat në Kiev kundër ofensivës ruse., rrëfen historinë e 22 vjecarit që la pas një djalë vetëm 7 muajsh dhe një grua shumë të vogël.

Lajmi për vdekjen e tij u raportua në media nga të afërmit dhe u konfirmua dhe nga e ëma, Rebecca Cabrera. Willy Joseph Cancel kishte punuar në Departamentin e Zjarrfikësve të Nju Jorkut, e më pas nga maji 2021 deri në janarin e kaluar shërbeu si oficer korrektues në një burg privat në Tennesse, Qendra Trousdale Turner.

Pak para pushtimit rus të Ukrainës, u punësua nga një firmë kontraktore, e angazhuar në skenarë të ndryshëm “të nxehtë” nëpër botë e më tëj, u përzgjodh për në frontin kundër Rusisë. “Ai besonte në luftën që po bënte Ukraina dhe donte të ishte pjesë e saj për të parandaluar që konflikti të mbërrinte ”, tha nëna e tij për CNN.

“Ky është një lajm shumë i trishtuar”, tha presidenti amerikan Joe Biden, megjithëse Shtëpia e Bardhë, pavarësisht se ka lexuar raportet për vdekjen e të riut, ende nuk ka marrë konfirmimin zyrtar. “Ne e dimë që njerëzit duan të ndihmojnë, por ne i inkurajojmë amerikanët të gjejnë mënyra të tjera në vend që të shkojnë në Ukrainë për të luftuar atje”, shtoi Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Rebecca Cabrera, Willy Joseph Cancel u nis për në Poloni më 12 mars dhe hyri në Ukrainë disa ditë më vonë. Willy Joseph Cancel, sipas të dhënave të deritanishme, është amerikani i parë që vritet në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA