Ushtarë izraelitë përplasen me palestinezë pas vrasjes së të riut në operacionin në veri të BP (fotot)

30/04/2022 19:56

Ushtarë izraelitë qëndronin në pozicione sot gjatë përplasjeve në qytezën Azzun, në veri të Bregut Perëndimor, pas funeralit të një të riu palestinez të vrarë gjatë natës nga ushtria.

22-vjeçari Iahya Edvan u vra gjatë një operacioni të ushtrisë në orët e para të mëngjesit në veri të Bregut Perëndimor, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Operacioni i ushtrisë izraelite erdhi pas vrasjes së një rojeje të kolonive të banuara izraelite  në Bregun Perëndimor.
Grupi militant palestinez Al-Aqsa mori përgjegjësinë për vrasjen e të premtes mbrëma.

Ushtria izraelite tha më pas se kishin bërë arrestime dhe sekuestrime armësh në Brukin, dhe në kampin e refugjatëve të Balata.
Grupi palestinez që kreu sulmin janë krahu i armatosur i lëvizjes Fatah.

Në një deklaratë ata thanë: “Marrim përgjegjësinë për operacionin në koloninë e Ariel ku u vra një oficer sionist, në reagim të shkeljeve të qeverisë pushtuese në Jeruzalem”.

FOTO GALERI
1/8
Ushtarë izraelitë qëndronin në pozicione sot gjatë përplasjeve në qytezën Azzun

Top Channel