“Unë jam Sali Berisha shpifjen s’e pranoj për të vërtetë!”, ish-kryeministri nuk heq dorë: Sanksionet e DASH nga lobimi i Soros, zotohem se…

30/04/2022 13:59

Sanksionet e DASH ndaj tij, ish-kryeministri Berisha ia faturoi edhe nga Kuvendi Kombëtar, lobimit sipas tij të Xhorxh Soros dhe kryeministrit Rama. Ai tha se është i gatshëm të marrë cdo masë, nëse faktohet qoftë edhe një akuzë ndaj tij

“Unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat nuk ekziston asnjë fakt provë a dokument, Jam Sanksionuar nga Soros dhe Edi Rama. Unë them këtu se kushdo që do paraqesë një fakt një dokument, më të voglën ndaj Berishës ai është i gatshëm të marr cdo masë ndaj vetes së tij.

Por duke u zotuar për këtë theksoj unë jam Sali Berisha, kurrë shpifjen gënjeshtrën se pranoj për të vërtetë. Jam mirënjohës me ju që ndani me mua këtë qëndrim.” tha Berisha.

Top Channel