Topalli e bindur për fitoren e PD-së: Nuk po japim shpresa të kota, ka cinikë që më thonë se nuk do ia dalim por…

30/04/2022 12:13

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas rikthimit në Partinë Demokratike, është shprehur e bindur për fitore në zgjedhjet e ardshme.

Ajo tha se opozita nuk ka qenë kurrë e lehtë, por me Lulzim Bashën u bë edhe më e vështirë. Topalli theksoi se beteja e fortë tashmë do të mbyllet me fitore pasi do bëhet një punë e palodhshme për rikthimin e PD-së në themelet e dikurshme.

Jozefina Topalli: Opozita e PD nuk ka qene kurrë e lehte. Por ju jeni po sa unë te ndërgjegjshëm qe ketë opozite nuk e meritonim. Ndaj lëvizjet para foltores ishin gjeja më e pastër dhe shkundja nga gjumi fitimprurës i Lulzimit. Lëvizja  Ishte tharmi. Foltorja ishte gjeja me e bukur qe mund te ndodhte per te zgjuar strukturat. Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte hapi i pare i rëndësishëm per t’u ndare nga pazaret.Kuvendi i sotëm është një tjetër gur kilometrik ne betejën per te gjetur veten. Ne e dime, qe beteja qe kemi përpara nesh do jete e forte. Dhe … nuk është hera e pare. Ne e dime se rimëkëmbja  është me e vështire se fillimi. Por, nga eksperienca mbaj mend se pavarësisht sa pengesa ke para, asgjë nuk  ndalon shumicën e qytetareve qe duan ndryshim. E di! Ka shume cinike qe  thojne se nuk do ia dalim.

I kam dëgjuar edhe shume vite me pare, i kam dëgjuar edhe pak vite me pare, kur here bashke me kolege te tjerë dhe here krejt vetem nuk pushoja se luftuari per një opozite jo te rreme. Edhe pse  e dija “sa e rrezikshme është me pas te drejte kur shefi e ka gabim”. E di! Ciniket do shtohen dhe do bëhen me te zhurmshëm ne javët dhe muajt e ardhshëm.  Mund te thonë se po i japim shpresa falso njerëzve. Por ne historinë e betejave per te vërtetat , nuk mund te ketë asgjë falso qe ka te beje me shpresën. Të tjerë mund te na vejnë edhe mure. Mund te duket e çuditshme , por ne kohe bravash e dyersh te blinduara  ,” çdo mur është një porte.”
 Ne familjen time kur isha e vogël me kane mësuar se :- “Njeriu mund te rrezohet  disa here , por nuk është kurrë i mundur deri ne momentin kur refuzon te ngrihet” Kjo vlen per çfarë na ndodh ne jete, por po ashtu edhe ne politike. E vërtete!  Partia jone sot ne fakt është e plagosur, dhe ne duhet te dalim nga trauma dhe hutimi. Ne kemi një instinkt, por jo argumentim se cfarë do thotë te jesh demokrat…..si shoqëri kemi probleme me kulturën e demokracisë… ndaj një debat i madh per demokracinë është i rëndësishëm edhe  pas Kuvendit .. Është paradoksale por reale qe ne jetojmë ne epokën digitale , por edhe ne kohen e sfidës qe autokracia po i bën demokracisë. Ajo qe ndodh me klasën tone politike është dëshmi e saj. Ne vazhdojmë te kemi para një sfide ekzistenciale per opozitën dhe pluralizmin. Por ne mund te vendosim shpresën para frikës. Vetëm se përsëri ka nevoje nje kusht:- te jemi te vërtete. Prandaj jemi bashke këtu. Sa here kemi qene te vërtete shqiptaret na kane besuar… kur u bëme pragmatiste na hoqën besimin. Dhe kane pasur te drejte. Prandaj ne thelb sfida jone  është te fitojmë besimin. Ai  nuk fitohet me force; as me deklarata. Besimi fitohet me vepra e me te vërtetat; dhe nga këta te fundit nuk duhet te kemi frike! Gjithmonë kam menduar  se nuk është vetëm pushteti , qe  korrupton, por edhe frika! Kur kemi pasur sfida shume te vështira, kur na kane thëne qe nuk duhej ta provonim, se nuk do ia dilnim, shqiptaret i janë përgjigjur me një një credo pa kohe: Po! Ne do bëjmë betejën tonë dhe do fitojmë! Ne nuk kemi pse te kemi frike tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA