Sot mblidhet Kuvendi i Rithemelimit/ Berisha rikthen figurat e vjetra, në garë për Këshillin Kombëtar edhe emra të spektaklit

30/04/2022 08:55

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Komisioni i Rithemelimit publikoi dje listën e kandidatëve që do të përbëjë Këshillin e ri Kombëtar të PD, e që do të votohen sot në Kuvendin Kombëtar.

Në listën me 420 kandidatë, Sali Berisha ka rikthyer figura të vjetra të PD, ish deputetë apo ish ministra mes të cilëve:

Alban Zeneli (Ish-deputet)
Albina Deda (Ish-deputet)
Ardjan Turku (Ish-deputet)
Asllan Dogjani (Ish-deputet)
Bedri Hoxha (Ish-deputet)
Eleina Qirici (Ish-deputet)
Florion Mima (Ish-deputet)
Myqerem Tafaj (Ish-minister)
Rudina Hajdari (Ish-deputete)
Alban Zeneli (ish deputet)
Albina Deda (ish deputet)
Aldo Bumci (ish deputet)
Myslim Murrizi (ish deputet)
Spiro Ksera ( ish Ministër)
Isa Sakja ( ish kryebashkiak)
Agron Kuliçaj (ish-anetar i KK)

Mes politikanëve, në garë për një vend në Këshillin e ri Kombëtar, është edhe mjeku i njohur infeksionist Ilir Alimehmeti, por nuk mungojnë as figura të njohura të spektaklit e artit, si Renis Gjoka, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Fjoralba Dizdari, aktivistja Adriana Kalaja.

Në rrugën e baballarëve në listë janë gjithashtu Andi Mustafaj , djali i Besnik Mustafaj si edhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit. Mes 420 emra bie në sy edhe Floriana Garo, Drejtore Komunikimi PD si dhe ish-zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.

Top Channel