Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi ditën e sotme gjatë Kuvendit të “Rithemelimit” që të gjithë demokratët e larguar, të vjetër e të rinj, të bashkohen në Partinë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha kërkoi kontributin e tyre dhe të rinjve shqiptar, për të ringritur Partinë Demokratike.
Sali Berisha: Është i mirëpritur çdo demokrat në shtëpinë e tij, por e rëndësishme është të rendim, të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati që nga viti 90 deri sot. Ta ftojmë të kthehet te kontributi , të jap kontribut tjetër për fitoren e PD dhe ju do e shihni se nuk do jemi 40 apo 50 mijë por 2-3 fishi i tyre. Kjo është parti me histori. Sot në misonin tonë, hapja është dhe do mbetet lega e Arkimedit, për të ndryshuar Shqipërinë.
Top Channel