Blerim Musliu, prej një dekade shërben në xhaminë e qytetit të Klinës në Kosovë.  Gjatë muajit të ramazanit besimtarë të shumtë  dërgojnë ndihma në xhaxhi për njerëzit në nevojë. Por në pasditen e 25 prillit,  në derën e shtëpisë së imamit mbërrin një zarf ku brenda në të kishte para dhe sigurisht një pusullë. 

” Troket dera tek shtëpia dhe aty shoh një zarf. E mar zarfin dhe e hap me kujdes dhe shoh një shumë të hollash, befasia ishte një letër e cila ishte brenda një tekst shumë i shkurtër, por me një përmbajtje shumë të madhe. Ku ai tregon se ka lënë 500 euro, 100 prej tyre i ka destinuar ne një vend të caktuar, ndërsa 400 euro të tjera thotë hoxhë jepi aty ku është e nevojshme.” tha Blerim Musliu.

Por kjo nuk ishte e vetmja kërkesë.

Ajo që e bën madhështore këtë veprim personi thotë se nuk ka nevojë se kush jam, mjafton ta dijë Zoti.”– tha Musliu.

Në fenë islame ky veprim cilësohet si dhurata që bëjnë besimtarët në emër të Zotit.  Për besimtarin  e panjohur e rëndësishme është që kjo shumë të hollash do të shkoj tek ato familje që janë në vështirësi ekonomike.

“Sadakaja është dhuratë ose nxjerrja e pasurisë në mënyrë vullnetare nuk ka shumë të caktuar, por njerëzit e bëjnë për të arrit falenderimin e Zotit për pasurinë që ia ka dhënë.”- tha Musliu

Imam Blerimi thotë se ky nuk është rasti I vetëm ku veprat e mira bëhen në heshtje.

 “ Dikush me ka thënë që unë të jap të gjithë pasurinë, pasi kam besim që do të shkoj në vendin e duhur.”- tha ai

 

 

Top Channel