Blerim Musliu, prej një dekade shërben në xhaminë e qytetit të Klinës në Kosovë. Gjatë muajit të ramazanit besimtarë të shumtë dërgojnë ndihma në xhaxhi për njerëzit në nevojë.
Por në pasditen e 25 prillit, në derën e shtëpisë së imamit mbërrin një zarf ku brenda në të kishte para dhe sigurisht një pusullë.
Blerim Musliu: Troket dera tek shtëpia dhe aty shoh një zarf. E mar zarfin dhe e hap me kujdes dhe shoh një shumë të hollash, befasia ishte një letër e cila ishte brënda një tekst shumë i shkurtër, por me një përmbajtje shumë të madhe. Ku ai tregon se ka lënë 500 euro, 100 prej tyre i ka destinuar ne një vend të caktuar, ndërsa 400 euro të tjera thotë hoxhë jepi aty ku është e nevosjhme.
Por kjo nuk ishte e vetmja kërkesë.
“Ajo që e bën madhështore këtë veprim personi thotë se nuk ka nevojë se kush jam, mjafton ta dijë Zoti. “
Në fenë islame ky veprim cilësohet si dhurata që bëjnë besimtarët në emër të Zotit. Për besimtarin e panjohur e rëndësishme është që kjo shumë të hollash do të shkoj tek ato familje që janë në vështirësi ekonomike.
“Sadakaja është dhuratë ose nxjerrja e pasurisë në mënyrë vullnetare nuk ka shumë të caktuar, por njerëzit e bëjnë për të arrit falenderimin e Zotit për pasurinë që ia ka dhënë.”
Imam Blerimi thotë se ky nuk është rasti i vetëm ku veprat e mira bëhen në heshtje.
“Dikush me ka thënë që unë të jap të gjithë pasurinë, pasi kam besim që do të shkoj në vendin e duhur. “
Top Channel