Përfundon numërimi i votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, rezultatet pritet të bëhen publike gjatë pasdites 31/05 11:53
Arben Imami duket se ka pranuar ftesën e Sali Berishës për tu rikthyer në Partinë Demokratike.
Këtë të shtunë, ai është parë në teksa futet Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit”.
Mësohet se Imami është propozuar për anëtar në Këshillin Kombëtar.
Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.
Ndërkohë për herë të parë me ‘Rithemelimin’ janë bashkuar edhe deputetët e PD, Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj.
Top Channel